Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Bujar Osmani: Hyra në këtë betejë pa llogaritje, për popullin e Çairit dhe kundër 20 viteve kaos e korrupsion
Maqedoni

Bujar Osmani: Hyra në këtë betejë pa llogaritje, për popullin e Çairit dhe kundër 20 viteve kaos e korrupsion

October 17, 2025

AA

“Unë hyra në këtë betejë pa llogaritje, në anën e popullit të Çairit, në anën e fqinjëve dhe miqve të mi, për ta mbrojtur shtëpinë tonë dhe për të thënë mjaft është! Mjaft me kaos, mjaft me korrupsion, mjaft me 20 vite premtime të zbrazëta”. Kështu deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në konferencën e sotme për shtyp, e fundit në fushatën zgjedhore.

Osmani theksoi se Çairi meriton më shumë dhe se jeta në komunë nuk duhet të jetë një luftë me problemet e krijuara nga pushtetet e papërgjegjshme.

“Fëmijët tanë meritojnë më shumë. Secili prej nesh që jeton këtu e di se jeta në Çair është e vështirë, rrugë të bllokuara, plehra në çdo cep, ndërtime pa leje që e mbytin ajrin, shkolla që nuk janë të sigurta për fëmijët. Kjo nuk është fat, dhe unë nuk e pranoj këtë fat. Askush nuk duhet ta pranojë,” deklaroi Osmani.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos pajtohen me gjendjen në të cilën është sjellë komuna.

“Kjo gjendje është pasojë e njerëzve që kanë sunduar për 20 vjet dhe tani duan të sundojnë përsëri. Të gjitha problemet tona kanë emër dhe mbiemër dhe janë pasojë e vendimeve të tyre,” theksoi Osmani.

Osmani nënvizoi se kandidatura e tij nuk është pjesë e llogarive politike, por e një përgjegjësie dhe përkushtimi personal.

“Unë vij para jush me një mesazh të thjeshtë dhe me një plan konkret: ka ardhur koha për ndryshim. Dhe këtë ndryshim ua premtoj personalisht, si njeri. Unë jam mjek, profesionist, njeri që ka përfaqësuar zërin e qytetarëve para botës. Kur Maqedonia kryesonte me OSBE-në, unë e mbroja shtetin dhe komunitetin tonë me dinjitet. Tani atë kredibilitet e kthej në Çair,” tha Osmani.

Osmani theksoi se plani i tij nuk është të sundojë, por t’u shërbejë qytetarëve dhe komunës. Në përmbyllje, Osmani prezantoi edhe hapat e parë konkretë që do të ndërmarrë si kryetar komune.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ja sa do të shtrenjtohet rryma nga janari 2027

November 21, 2026
Kosovë

Kredia shndërrohet në sherr mes bashkëshortëve – Burri rrah gruan,

November 21, 2026
Kosovë

Incident në vizitën e Jakup Krasniqit: Dyshohet se pjesëtari i

November 20, 2026
Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne dhe

November 20, 2026
Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18 vite heshtje,

November 20, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5223
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15575
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ja sa do të shtrenjtohet rryma nga janari

Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,

Maqedoni

UEJL shënon 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), sot shënoi 25-vjetorin e themelimit me një ceremoni solemne, në të cilën, krahas përvjetorit jubilar,

Maqedoni

Agim Islami nga Shkupi: 18 vite burg, 18

Sa herë afrohen zgjedhjet, politikanëve u kujtohen rastet e rënda, u zgjohet ndërgjegjja dhe u mbushet goja me drejtësi. Pastaj,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.