
Bujar Osmani premton t’i vendosë rregull kaosit urban, parkingjeve dhe pastërtisë në Çair
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Beslidhjes Fronti Kombëtar për Integrim për komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka publikuar një video-mesazh drejtuar qytetarëve, ku ka shpalosur katër prioritetet kryesore të fushatës së tij.
I përgjigjur një qytetari që pyeti për tri problemet më urgjente që ai synon të trajtojë, Osmani tha se do të përmendë katër:
“Në radhë të parë është kaosi urban, pastaj mungesa e parkingjeve, papastërtia dhe në fund – krimi i organizuar,” tha ai në videon e publikuar sot.
Osmani theksoi se këto çështje janë ndër më shqetësueset për banorët e Çairit dhe do të jenë në fokus të platformës së tij zgjedhore. Flaka
The post Bujar Osmani premton t’i vendosë rregull kaosit urban, parkingjeve dhe pastërtisë në Çair appeared first on Flaka, në çdo lajm… .