Burri që mendonte se ‘Dua Lipa po i kërkonte para’, gjendet i vdekur në Itali
AA
Trupi i Gianfranco Bonzi është gjetur në lumin Adda në veri të Italisë më 22 qershor, pasi ishte shpallur i zhdukur disa muaj më parë.
Sipas informacioneve i ndjeri ishte duke u mashtruar nga një person online që pretendonte se ishte këngëtarja Dua Lipa.
59 vjeçari, punonte si administrator pallati dhe kishte bërë një postim të trazuar në rrjet pak para zhdukjes.
“Ky është postimi im i fundit dhe një nga veprimet e fundit të jetës time. Arsyeja është një zhgënjim romantik që nuk mund të përballoja”, shkruante ai.
Policia dyshon se Bonzi kishte rënë viktimë e një mashtrimi online me kriptovaluta, ndërsa raportimet sugjerojnë se mashtruesi pretendonte se ishte këngëtarja shqiptaro-britanike Dua Lipa. Bonzi besohet se ka dërguar para për kantautoren e rreme, shkruan Mirror.
Ndërsa një i njohur i tij kishte thënë për mediat lokale: “Ai më thoshte se ajo e quante ‘dashuria ime’. Kishte bërë dy tërheqje në bankë nga rreth 2,500 euro secila prej fillimit të vitit. Në fillim të marsit më tha se i kishte dërguar para”.
“Më pas besoj se personi ishte zhdukur. Ai u zemërua dhe u stresua. Ishte i bindur për marrëdhënien që kishte me të dhe ndjehej i tradhtuar thellë, ishte një zhgënjimi madh për të”.
Ndërkohë thuhet se Bonzi ka vrarë vetëm pas trazirës emocionale.
Pas vdekjes së 59-vjeçarit ka reaguar edhe djali i tij Luca.
“Baba, nuk ka rëndësi çfarë bëre, do të të dua përgjithmonë, të lutem mos vuaj më. Tani më ruaj nga lart siç ke bërë gjithmonë”, shkruan në rrjete sociale djali.
Nesër protesta për emrat e rrugëve të Tetovës
Pas reagimeve të shumta me anë të komunikatave ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkimi Demokratik për Integrim ka thirrur protestë
Rreth 50 të punësuar në Klinikën e fëmijëve
“Nëse keni konflikte mes vete, zgjidhini në zyrat tuaja. Ne nuk kemi faj për vonesat tuaja, nuk kemi faj për
Komuna e Çairit me masa mbrojtëse ndaj temperaturave
Pasi temperaturat gjatë kësaj peridhe të verës janë ngritur mbi 30 gradë, e me çka pritet në muajin në vijim