AA
Pas tre xhirove të para të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, tabloja tregon një konkurrencë të jashtëzakonshme mes gjigantëve evropianë. Paris Saint-Germain kryeson renditjen me pikë të plota (9) dhe një golaverazh mbresëlënës 13:3, duke treguar forcën sulmuese të skuadrës së Luis Enriques.
Në vendin e dytë ndodhet Bayern Munich me 9 pikë dhe një diferencë golash 12:2, ndërsa Inter dhe Arsenal mbajnë vendet e treta dhe të katërta me nga 9 pikë secili, falë paraqitjeve solide dhe mbrojtjeve të pathyeshme – zikaltërit me 9:0 dhe “Topçinjtë” me 8:0.
Real Madrid renditet në pozitën e pestë, gjithashtu me pikë të plota, por me një golaverazh disi më modest 8:1, ndërsa Borussia Dortmund vjen pas tyre me 5 pikë nga dy fitore e një barazim dhe 12 gola të shënuar kundrejt 7 të pësuar.
Në vendin e shtatë është Manchester City, që ka grumbulluar 7 pikë dhe një golaverazh 6:2, duke mbetur në ndjekje të kryesuesve. Pas tyre vjen Neëcastle United me 6 pikë, ndërsa Barcelona ndan të njëjtin bilanc (6 pikë) në vendin e nëntë, por me një formë të luhatshme në ndeshjet e fundit.
Top dhjetëshen e mbyll Liverpool me 6 pikë.
Tabela e deritanishme dëshmon se pesë ekipe – PSG, Bayern, Inter, Arsenal dhe Real Madrid – janë të pamposhtura, ndërsa gara për fazën e eliminimeve direkte premton emocione të mëdha në javët në vijim.
Mevlan Ademi nga Lëvizja Studentore, në emisionin “Impakt” në TV SHENJA, duke folur për takimin që kanë patur me ministrin
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet