![De la Fuente: Jam i sigurt që finalja do të jetë krejtësisht ndryshe](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/Lamine-Xhamal-dhe-Luis-de-la-Fuente-2222-850x560.jpg)
De la Fuente: Jam i sigurt që finalja do të jetë krejtësisht ndryshe
Luis De la Fuente, trajneri i Spanjës, një ditë pas gjysmëfinales së Euro 2024 fituar 2-1 ndaj Francës ka ulur euforinë. Ai e di se asgjë nuk ka përfunduar ended he kërkon edhe një sforco të fundit nga skuadra e tij. Gjithsesi, ai ka komentuar i kënaqur fitoren ndaj “gjelave”, duke folur me konsiderata ndaj Lamine Yamal, ende 16 vjeç
“Lamine po bën gjëra që sugjerojnë se ai mund të jetë një sportisti i madh në të ardhmen. Gjithsesi, ne duhet të jemi të kujdesshëm. Ne duhet ta ndihmojmë atë duke i mbajtur këmbët në tokë dhe duke e zhvilluar atë sa më mirë që mundet. Ai duket si një lojtar shumë më me përvojë, por duhet qetësi”, tha më tej De la Fuente për sulmuesin e ri.
“Duhet të mbaj besimin në maksimum te ky grup lojtarësh. Ata gjithmonë punojnë për të mirën e përbashkët. Ata janë shumë bujarë me ritmin e tyre të punës. Është një shenjë tjetër se ky është një ekip i pangopshëm”, tha de la Fuente.
“Unë jam krenar që jam në gjendje t’i stërvit ata. E di që lojtarët e mi mund të japin shumë më tepër dhe jam shumë i sigurt se ne do të bazojmë në vetëbesimin tonë të ardhmen e suksesshme. Jam i lumtur që Yamal është në ekipin tonë dhe shpresoj se ne mund ta shijojmë atë për vitet në vijim”, tha trajneri i kombëtares spanjolle.
Në fund, trajneri i iberikëve foli edhe për finalen e madhe të Euro 2024.
“Jam i sigurt që finalja do të jetë krejtësisht ndryshe, ndaj kundërshtarëve që do të kërkojnë maksimumin nga ne. Edhe nëse mund të duket e vështirë, ka vend për përmirësim,” tha nw fund trajneri spanjoll.