Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Debat në Shenja, Ligji për Përfaqësim të Drejtë, “fluskë sapuni” apo garanci?!
Maqedoni

Debat në Shenja, Ligji për Përfaqësim të Drejtë, “fluskë sapuni” apo garanci?!

June 12, 2026

AA

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ilir Hasani, ka kritikuar ashpër propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë duke e cilësuar atë si një “fluskë” dhe “letër të zbrazët”. Hasani ishte i ftuar në emisionin“Debat në Shenja”, ku theksoi se gjatë kërkesës së tij që ligji të hiqej nga rendi i ditës, e kishte quajtur atë “fluskë”, pasi sipas tij, një fluskë shkrihet dhe nuk mbetet asgjë prej saj. Ai poashtu ka vlerësuar se propozim-ligji nuk sjell përmbajtje konkrete dhe se është hartuar në mënyrë që të ruhet me masa nga ana e koalicionit VLEN, pa përfshirë opozitën në proces.

ILIR HASANI-DEPUTET I BDI-së

“Në kërkesën time që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, por përfat të keq ajo kërkesa ime që propozim ligji të tërhiqet nga rendi i ditës nuk kaloi, e quajta fluskë, meqë fluska shkrihet pak në qoftëse nxehet situata fluska e borës shkrihet dhe nuk mbetet asgjë. E quajta letër e zbrazët sepse në këtë propozim ligj, i cili një periudhë të gjatë kohore është mbrojtur me masa sigurie maksimale nga ana e VLEN-it e le më që të integrohet opozita.”

Sipas Hasanit, zëvendëskryeministri Arben Fetai ka shkaktuar dëme të mëdha lidhur me këtë çështje dhe më pas është larguar nga procesi për në Belgjikë. Ai gjithashtu theksoi se pas asaj nuk kanë mekanizma mbrojtës, nëse përfaqësuesit e institucioneve e thyejn një rregull që nuk ekziston.

Ndërkaq Zëvendësministri i Mbrojtjes nga Koalicioni VLEN, Admir Shabani tha se Ligji për Përfaqësim të Drejtë përmban mekanizma mbrojtës që do të garantojnë zbatimin e tij në praktikë. Sipas Shabanit, këta mekanizma do të jenë plani i punësimit dhe metodologjia mbi bazën e së cilës do të përcaktohen punësimet në institucionet shtetërore.

ADMIR SHABANI-ZËVENDËSMINISTËR I MBROJTJES

“Cilat janë mekanizmat që do ta garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në këtë ligj, janë pikërisht plani për punësim i cili do të bëhet apo pro këtij ligji dhe metodologjia e cila do të bëhet në afat të caktuar kohor pasi të hyjë në fuqi ky ligj dhe në bazë të së cilës do të përcaktohet edhe punësimet por prap fokus kryesor do të mbetet profesionalizmi dhe kompetencat të cilat do t’i kenë kadidatët”.

Shabani poashtu ka theksuar se qëllimi i ligjit është të sigurojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat, duke ruajtur njëkohësisht kriterin e profesionalizmit në procesin e punësimit. /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

“Mos lejoni me u përsëritë” – Haradinaj sërish flet për

November 12, 2026
Kosovë

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell

November 12, 2026
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut nga Qeveria

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5151
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15459
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha

Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator,

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë

Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.