Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 LSDM kërkon vetting për të gjithë funksionarët
Maqedoni

LSDM kërkon vetting për të gjithë funksionarët

June 12, 2026

AA

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë ka kërkuar vetting për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vitet ’90 po edhe konfiskim të pasurisë së paligjshme. Nga LSDM-ja thonë se kjo kërkesë vjen pasi korrupsioni është i pranishëm në të gjitha poret e shoqërisë dhe drejtësia është e kapur nga pushteti korruptiv dhe është selektive.

Sipas LSDM-së, vetëm përmes vetingut dhe konfiskimit të pasurisë besimi i qytetarëve në sistem mund të rikthehet gradualisht, sepse drejtësia nuk është privilegj, por e drejtë e çdo qytetari.

ALEKSANDAR NAUMOVSKI – LSDM

“Një ligj i ri kundër korrupsionit, mekanizma digjitalë për monitorimin e parave publike janë hapat e parë. Vendosim vetting për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar nga vitet ’90 e deri më sot. Çdo funksionar do të duhet të shpjegojë prej nga e ka pasurinë dhe si e ka fituar atë. Masë e veçantë është konfiskimi i menjëhershëm i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme. Është e drejtë që qytetarët të dinë se si funksionarët kanë arritur te pasuria e tyre”.

Naumovski thotë se LSDM-ja propozon edhe heqjen e imunitetit të funksionarëve po paralajmërojnë edhe masën e vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët sepse sipas LSDM-së, drejtësia duhet të fillojë nga ata që e ndajnë atë. Sipas Naumovskit është e drejtë që çdo kallëzim për korrupsion të hetohet. Prandaj LSDM propozon mekanizma të rreptë për verifikim automatik dhe mbikëqyrje institucionale të rasteve të korrupsionit dhe abuzimit me detyrën zyrtare.

Edhe BDI kohë më oparë kërkonte vetting për të gjithë funksionarët dhe hetim të pasurisë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell

November 12, 2026
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut nga Qeveria

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në

November 12, 2026
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5150
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15459
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha

Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator,

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë

Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.