Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Debati për Ligjin për përfaqësim të drejt, Sali sërish refuzon amendamentet e BDI-së
Maqedoni

Debati për Ligjin për përfaqësim të drejt, Sali sërish refuzon amendamentet e BDI-së

June 29, 2026

AA

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive ka vazhduar sot me shqyrtimin e amandamenteve të opozitës shqiptare, sa i përket propozim ligjit për përfaqësim të drejtë. Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari ka propozuar sot amandamentin e radhës, me të cilin ka kërkuar që, në çdo punësim në një organ publik vendet e lira të punës të shpërndahen proporcionalisht midis komuniteteve. Sipas këtij propozimi, kandidatët konkurrojnë me anëtarët e komunitetit të tyre dhe përzgjidhet ai që ka rezultatet dhe kualifikimet më të mira. Në këtë mënyrë, sipas Ajdarit, sigurohet njëkohësisht përfaqësimi dhe përzgjedhja e personave më të kualifikuar.

Rina Ajdari, Deputete e BDI-së

“Ky parim është në përputhje edhe me qëndrimin e Komisionit të Venedikut, i cili thekson se kualifikimet duhet të mbeten kriteri kryesor për punësim.  Përkatësia në një komunitet të nënpërfaqësuar mund të merret parasysh, por pa anashkaluar standardet profesionale dhe sigurisht meritën. Prandaj, ky amandament synon të krijojë një ekuilibër ndërmjet përfaqësimit të drejtë të komuniteteve por dhe të ruajtjes së cilësisë. Ai ofron një zgjidhje konkrete për një problem të kahershëm dhe sigurisht kontribuon në ndërtimin e institucioneve më gjithëpërfshirëse”.

Por ky amandament nuk u pranua nga zëvendëskryeministri Bekim Sali, me arsyetimin se ky propozim vendosë një procedurë të re të punësimit që nuk është parashikuar në propozim ligj dhe tejkalon objektin e tij.

Bekim Sali, zëvendëskryeministër

“Mënyra e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është rregulluar përmes mekanizmave institucional të përcaktuar në ligj, ndërsa procedurat e punësimit rregullohen me legjislacionin përkatës. Zgjidhja e propozuar krijon kolezion me sistemin ekzistues të punësimit në sektorin publik dhe cenon koherencën e propozim ligjit pa sjellë garanci shtesë për realizimin e qëllimit të tij”.

Ndaj arsyetimitë të zëvendëskryeministrit ka replikuar deputetja e Lidhjes Shqiptare, Ilire Dauti, e cila nxori përfundim se sipas përgjigjes së Salit, përfshirja e konceptit të përfaqësimit etnik e nxjerr prej konteksti propozimin e qeverisë.

Ilire Dauti, Lidhja Shqiptare

“Kur ju thoni na nxjerrë prej kornize ky propozim që kërkon përfaqësim etnik, atëherë shtrohet pyetja se cili është qëllimi juaj?! Sepse ne të gjithë e dimë se, arsyet të cilat duhet të na kishin çuar te propozim ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat kanë qenë ato të cilat janë të definuara shumë më herët dhe që janë të përcaktuara në amandamentin e gjashtë të Kushtetutës dhe ku parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat është i definuar shumë qartë. Pra, kur ju thoni ky propozim që kërkon të përfshihet etnia ju nxjerrë prej qëllimi, ju dmth jeni në kundërshtim me Kushtetutën e MV-së”.

Propozim ligji për përfaqësim të drejtë u dorëzua në Kuvend më 8 maj të këtij viti. Opozita shqiptarë kundërshton ligjin, pasi nuk ka në fokus përfaqësimin e përkatësisë etnike, por cilësinë.

Teuta Buçi /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
Maqedoni

Serbi voziste me 158 km/orë aty ku lejoheshin vetëm 80

November 23, 2026
Maqedoni

Dyshohet për helmim të qenve në Butel, “Anima Mundi” kërkon

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15612
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin

Në territorin e Komunës së Butelit sot po zhvillohen kontrolle të shtuara inspektuese, në koordinim me shërbimet inspektuese të Qytetit

Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028, ndërsa mandati im si kryeministër përfundon pas pak

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.