Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s’kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë, me shpifësit shihemi në gjyq
Shqipëri

Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s’kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë, me shpifësit shihemi në gjyq

February 19, 2025

AA

Delina Fico ka bërë një reagim pas akuzave të Sali Berishës për shpërdorim të fondeve të USAID. Reagimi i saj i gjatë është shpërndarë në Facebook edhe nga Bledi Çuçi, i cili shkruan “për transparencën e akuzave që dalin nga puseta e Saliut”.

Në vijim të reagimit të saj, Fico thotë se me shpifësit do të shihet në gjyq teksa thekson se prej vitit 2010 nuk ka marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID ose të Departamentit të Shtetit të SHBA për Shqipërinë.

Fico përmend gjithashtu programin “Drejtësi për të Gjithë”, i financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë, i cili thotë ajo nuk pati asnjë angazhim ose aktivitet që lidhej me reformën në drejtësi.

“Siç mund të vërtetohet lehtësisht nga dokumentat e ketyre programeve dhe nga të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët amerikanë dhe shqiptarë të të dy programe, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEK, NGA FONDET E KËTYRE DY PROGRAMEVE, dhe unë nuk luajtur dhe nuk luaj asnjë rol drejtues, menaxhues, ose këshillues për këto dy programe”, shkruan Fico në faqen e saj në Facebook.

Më poshtë reagimi i plotë i Delina Ficos:

Ky sqarim është për dashamirësit dhe për ata që duan të mësojnë fakte e ta formojnë mendimin mbi bazën e tyre. Kurse ata që ngrihen në mëngjes me etjen për të urryer këdo që ju del përpara, dhe që punonjë gjithollogë, as mos lodhen ta lexojnë fare këtë sqarim e aq më pak të komentojnë, sepse ata shkojnë për Delete dhe Block.

E para, që nga viti 2010, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEKË, NGA FONDE TË USAID OSE TË DEPARTAMENTIT TË SHTETIT TË SHBA-VE PËR SHQIPËRINË. Po ashtu, që prej vitit 1997, të ardhurat e mia burojnë nga punësimi me organizata jofitimprurëse dhe kompani amerikane, si dhe agjensi të OKB-së. Kurse puna ime e paguar që prej vitit 2010 nuk ka asnjë lidhje financiare ose programatike me Shqipërinë.

E dyta, që prej vitit 2014, unë bëj deklarim vjetor të të ardhurave dhe aseteve në ILDKPKI, për shkak të faktit që bashkëjetoj me Bledi Çuçin, i cili ka pasur e ka detyra, të cilat e bëjnë të detyrueshëm deklarimin e aseteve në këtë Inspektoriat. Gjatë kësaj periudhe, kemi kaluar me sukses dy herë kontroll të detajuar të deklarimit të të ardhurave dhe aseteve nga ILDKPKI. Kushdo mund të marrë lirisht informacion nga ILDKPKI për të ardhurat e asetet e mia.

E treta, që prej vitit 2010, unë jam e punësuar nga Instituti i Menaxhimit Lindje-Perendim (EWMI), një organizatë jofitimprurëse amerikane me qendër në Nju Jork, si Drejtore për Programet e Shoqërisë Civile. Në 30 vitet e fundit, EWMI ka zbatuar disa programe të financuara nga qeveria amerikane për forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri. Për shembull, gjatë periudhës 2016 – 2021, EWMI zbatoi në Shqipëri programin “Drejtësi për të Gjithë”, të financuar nga USAID, me vlerën totale 10 milionë dollarë. Ky program nuk pati asnjë angazhim ose aktivitet që lidhej me reformën në drejtësi. Gjatë periudhës prill 2021 – janar 2025, EWMI zbatoi një program të financuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA, me buxhet total rreth 2 milionë dollarë, program që ndihmoi Gjykatën e Lartë të adresojë problemin e dosjeve të prapambetura.

Siç mund të vërtetohet lehtësisht nga dokumentat e ketyre programeve dhe nga të gjithë punonjësit dhe bashkëpunëtorët amerikanë dhe shqiptarë të të dy programeve, UNË NUK KAM MARRË ASNJË PAGESË, PRA, 0 DOLLARË/EURO/LEK, NGA FONDET E KËTYRE DY PROGRAMEVE, dhe unë nuk luajtur dhe nuk luaj asnjë rol drejtues, menaxhues, ose këshillues për këto dy programe. Në momente të caktuara, kam luajtur vetëm rolin e përfaqësueses ligjore të EWMI në Shqipëri.

Ata që më njohin për hir të aktivizmit tim në përkrahje të barazisë gjinore e integrimit social, kjo ka qenë dhe vazhdon të jetë kontributi im vullnetar.

Këto janë faktet. Me shpifësit do të shihemi në gjyq.

Previous post
Next post
Të fundit
Botë

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur në Xhaminë

November 18, 2026
Kosovë

Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për Specialen në

November 18, 2026
Kosovë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga shtëpia e

November 18, 2026
Maqedoni

Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun në Butel

November 18, 2026
Maqedoni

Katër fakultete dhe rektorati i UKIM-it mbeten në terr, borxhi

November 18, 2026
  • Botë 19
  • Kosovë 5205
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15547
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Botë Maqedoni

Vizita e ish-aktores së filmave për të rritur

Vizita e ish-aktores spanjolle të filmave për të rritur, Amarna Miller, në Siri ka shkaktuar debat të gjerë në rrjetet

Kosovë

Nesër ditë e ngjeshur në Kuvend: Ligji për

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se të nesërmen do zhvillohen dy seanca. E para do nis nga ora 10:00, ku

Kosovë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga

Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, ka përfunduar vizita familjare e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Pas

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.