Dëmtim i muskulit të këmbës, Keide Bare disa javë jashtë terrenit
Një dëmtim muskulor do ta mbajë Keide Bare-n jashtë fushës për disa javë. Real Saragoza do të duhet të mësohet disa javë pa Keidi Baren, për shkak të tërheqjes që pësoi në ndeshjen kundër Elçes. Katër ndeshjet e tij të para zyrtare me Saragozën i kanë dhënë të drejtë ekipit spanjoll për këtë nënshkrim, deri në dëmtimin e tij.
Debutimi i tij në Kadiz ishte verbues, me një paraqitje fizike fenomenale, pjesëmarrje në një nga golat dhe mbi të gjitha lidership brutal në fushën e lojës. Ai e mbuloi shkëlqyeshëm atë boshllëk që nuk ishte mbushur prej vitesh te Real Saragoza për një mesfushor fizik dhe intensiv: si pa top për të “fshirë” lojën e kundërshtarit dhe me top, për shkak të lehtësisë së tij për të thyer linjat rivale. Sa i përket, ekipit kombëtar, 27-vjeçari nuk u preferuar as këtë grumbullim nga Silvinjo.