
Dëmtimi, Kingsli Koman rrezikon “Euro 2024” me Francën
Kingsli Koman dëmtohet përsëri. Sulmuesi anwsor i Bajern Munihut është dëmtuar që nga mesi i muajit prill, por ditët e fundit ai ishte rikthyer në stërvitje, aq sa Didie Deshamp e kishte thirrur për “Euro 2024”. Megjithatë, ditën e hënë, gjatë stërvitjes në Bavari, sulmuesi francez është lënduar përsëri.
Teksa ishte duker vrapuar dhe dribluar i vetëm, ndjeu një dhimbje të fortë në gju, bërtiti fortë dhe menjëherë u rrëzua në tokë.
Ai u çua dhe shkoi i vetëm në dhomat e zhveshjes, por me shumë gjasa, Deshamp ndoshta do ta përjashtojë nga lista e “Euro 2024” të Francës. Një lajm tepër i keq ky, pasi Koman është një xhol i vërtetë i “Gjelave”.