Derbi i fundjavës në Milano vendos të ardhmen e tij
Skuadra e Milanit është duke e menduar një trajner të ri edhe pse në stol e ka Paulo Fonseka-n. Siç po raportohet tashmë në mediat italiane, klubi “kuqezi” është duke menduar për një zëvendësues të Fonseka-s.
Ky i fundit është në presion të madh dhe ndeshja e fundjavës ndaj Interit do të jetë përcaktuese për të ardhmen e tij. Në rast se Fonseka largohet, janë dy emra që po qarkullojnë si zëvendësues të tij. Bëhet fjalë për Maurisio Sarrin dhe Tomas Tushell-in.