Detajet e ndarjes së Megan Fox dhe Machine Gun Kelly: Ajo gjeti mesazhet që i dërgonte grave të tjera
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly nuk janë më bashkë dhe tani dihen detajet e ndarjes së tyre.
Gjegjësisht, ajo e la atë pasi zbuloi se ai kishte qenë duke shkruar me femra të tjera.
“Kur ata po festonin Ditën e Falënderimeve, ajo dyshoi dhe vendosi të kontrollonte telefonin e tij”, tha një burim për Page Six, duke shtuar se i gjeti mesazhet.
Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
Aktorja kishte një mungesë besimi tek ai për një kohë të gjatë. Burimi tha gjithashtu se ata kishin uljet dhe ngritjet e tyre gjatë viteve të fundit, por se ajo ishte e gatshme të punonte për të përmirësuar marrëdhënien e tyre.
Ylli amerikan ishte e emocionuar për të ndërtuar një familje së bashku, por gjithçka ndryshoi pas kësaj ngjarje.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
“Megan është një grua e fortë, e pavarur që nuk ka nevojë për një burrë në jetën e saj”, tha ai.
Të njëjtit rreth dy javë më parë kanë bërë të ditur se janë në pritje të një fëmije.
Aktorja ka tre djem me ish-bashkëshortin Brian Austin Green – Noah, Bodhi dhe Journey.

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly
Machine Gun Kelly ka një vajzë, Cassie, me ish të dashurën Emma Cannon.
QMK: Gjithsej 14 zjarre në ambient të hapur,
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se deri në orën 20:00 të ditës së sotme janë regjistruar gjithsej 14
Gjorgjievski: Teleferiku i Vodnos nuk do të hapet
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njoftoi se së shpejti do të shpallet procedura e tenderimit për servisimin e
FSSH: Kleksanat në listën pozitive nga 1 korriku,
Nga 1 korriku, ilaçi Kleksane (enoksaparinë) është bërë pjesë e listës pozitive të barnave, duke u mundësuar pacientëve ta marrin