Dhjetëra lopë të arratisura endeshin rrugëve të Australisë derisa u kapën nga policia
Banorët e qytetit Melbourne të Viktorias, Australi, mëngjesin e nisën me pamjen e dhjetëra lopëve të arratisura që po kalonin në lagjen e tyre.
Policia e vendit njoftoi se lopët për herë të parë u panë në orët e hershme të mëngjesit, dhe më pas ato u ndanë në grupe më të vogla për t’u shpërndarë nëpër qytet.
Por, kafshët e arratisura nga një pronë në rrugën Tommuc Valley, u kapën nga policia dhe u kthyen përsëri te pronari i tyre. /Telegrafi/