Di Maria: Luis van Gaal është trajneri më i keq, nuk lodhem kurrë ta them këtë
Anhel Di María dhe Luis van Gaal u takuan te Man. Junajtedi në sezonin 2014-2015, por marrëdhënia nuk ishte saktësisht idilike. Madje, që atëherë ka pasur shumë shkëmbime fjalësh plot “helm” mes të dyve, në distancë.
Kapitulli i parafundit u përjetua me rastin e dokumentarit të “Netflix”, të quajtur “Breaking Down the Wall”. Në të, futbollisti argjentinas nuk e “kafshoi gjuhën” fare.
“Luis van Gaal është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë dhe nuk do të lodhem kurrë ta them këtë”.
Di Maria potencoi se do ta nënvizojë këtë me forcë, sa herë t’i jepet mundësia. Gjithashtu, ai kujtoi fitoren e Argjentinës ndaj Holandës në Botërorin 2022 në Katar, me Van Gaal në stolin portokalli. “Ne i mundëm me penallti, edhe pse ai tha se nuk do ta bënim dot, sepse gjasme dinte gjithçka. Ai përfundoi duke i futur fjalët e tij në… Më mirë le të themi se i hëngri fjalët e tij, gjasme për t’u treguar i sjellshëm,” tha mes tjerash Di Maria.