Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Nis punën centrali i ri i kogjenerimit në “Shkupi Veri”, investim prej 2.5 milionë eurosh
Maqedoni

Nis punën centrali i ri i kogjenerimit në “Shkupi Veri”, investim prej 2.5 milionë eurosh

September 12, 2026

AA

Kompania “TESSA Energy”, e cila në vitin 2024 mori përsipër menaxhimin e ish-Ngrohtores “Shkupi Veri”, sot ka vënë në funksion centralin e ri të kogjenerimit.

Investimi fillestar kap vlerën e 2.5 milionë eurove, ndërsa dy gjeneratorët e rinj do të prodhojnë 2.1 megavat energji elektrike dhe 2.6 megavat energji termike.

Nga kompania bëjnë të ditur se ky është vetëm hapi i parë i planit për modernizimin e kapaciteteve ekzistuese. Për fazën e dytë është parashikuar një investim shtesë prej 10 milionë eurosh, me synimin që objekti të shndërrohet në një qendër moderne energjetike.

Udhëheqësi i “TESSA Energy”, Ajri Shej, tha se kompania, përveç interesit biznesor, ka marrë përsipër edhe përgjegjësinë për ruajtjen dhe modernizimin e një infrastrukture të rëndësishme energjetike.

“Për ne, këto nuk ishin vetëm vendime biznesi. Morëm përsipër një objekt shumë të rëndësishëm energjetik, por edhe një përgjegjësi për të ruajtur dhe modernizuar më tej sistemin që siguron energji termike për familjet dhe objektet e tjera në Çair dhe Butel. Por nuk u ndalëm me kaq. Edhe atëherë, kishim një vizion shumë të qartë për të modernizuar infrastrukturën ekzistuese dhe për ta transformuar atë në një qendër moderne për ngrohje dhe energji të kombinuar”, tha Shej.

Në ceremoninë e vënies në funksion të centralit mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Ai e vlerësoi investimin si dëshmi se kompanitë vendase mund të ndjekin trendet globale të tranzicionit të gjelbër.

“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse kompanitë vendase tregojnë se mund të jenë në hap me trendet më të larta globale. Si Ministri e Transportit, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim këto investime dhe t’i përfundojmë të gjitha procedurat administrative sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi edhe më shumë investime të tilla, sepse vendi ka nevojë për ekonominë e gjelbër”, tha Nikolloski.

Nikolloski tha gjithashtu se gjatë ditëve të fundit janë realizuar disa investime që, sipas tij, përfaqësojnë zhvillime të shekullit XXI, duke përmendur një park me erë dhe rindërtimin e aeroportit.

“Ndërsa disa janë kundër qendrave të të dhënave dhe duan që ne të kthehemi në shekullin e 19-të, ne po ecim përpara me guxim”, deklaroi Nikolloski.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të heshtim përballë

November 15, 2026
Kosovë

Deputetja Osmani: Arlindën e lanë në duart e vde’kjes kurse

November 14, 2026
Kosovë

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e

November 14, 2026
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima

November 14, 2026
Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar

November 14, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5170
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15490
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina,

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku si pasojë kanë

Maqedoni

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, ka bërë të ditur se që nga emërimi i tij në

Maqedoni

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka folur për çështjen e provimit të jurisprudencës në shqip në Maqedoninë e

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.