Diddy del në gjykatë për herë të parë që nga arrestimi – brohoritet nga nëna dhe fëmijët
Sean Diddy Combs u paraqit për herë të parë në gjykatë dje që kur u arrestua për fajde, abuzim dhe trafikim njerëzor.
Ai ka hyrë në sallën e gjyqit me rroba burgu, sipas mediave amerikane dhe ka përqafuar avokatët e tij.
Gazetarët nuk kishin akses në sallën e gjyqit, por pas gjyqit, fotografët arritën të kapnin këmbën e prangosur të Diddy në furgonin që po e kthente në burg.
Gjyqtari Arun Subramanian vendosi seancën për në 5 maj.

