Dikatori Asad i frikësohej këtij zhvillimi në Kosovë
Presidenti diktatorial i Sirisë, Bashar al-Asad, i cili mbajti pushtetin për më shumë se 20 vite u rrëzua nga forcat e rebeluara siriane. Al-Asad mori azil politik në Rusi, ku po qëndron atje pas rrëzimit të madh politik bashkë me familjen e tij. Në një medium të shtetit që i ofroi qëndrim atje, ai përmendte edhe Kosovën.
Diktatori sirian në një intervistë për televizionin rus ‘Russia 24’ më 2014-ën deklaronte se anëtarë të opozitës siriane po trajnoheshin në Kosovë, që sipas tij po mësonin “taktikat partizane” për luftë, shkruan Insajderi.
“Rebelët sirianë, gjithashtu dihet se kanë shkuar në Kosovë për të studiuar taktikat partizane të luftës. Ka informacione se grupi që e quan veten opozitë siriane ka shkuar në Kosovë për t’u trajnuar për taktikat partizane të luftës”, deklaronte ish-diktatori sirian.
Ish-lideri monist i sirisë nuk paraqiste fakte , por thoshte se këto informacione i bazonte mbi ato çka kishin paraqitur mediat ruse dhe serbe.
Pjesëtarë të opozitës së Sirisë përgjatë një qëndrimi në Kosovë ishin zotuar se do ta njihnin pavarësinë.
Ushtria e Lirë Siriane, atëbotë pjesë opozitare, quhej organizatë e krimit nga Asadi.
Asad kishte thënë se opozita siriane po trafikon mercenarë nga vende të ndryshme atëbotë.
Asadi dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë të Rusisë.
Kjo, pasi iu dha azil në Rusi, sipas medias shtetërore ruse TASS, duke cituar një burim në Kremlin.
“Assad dhe familja e tij kanë mbërritur në Moskë. Rusia, për arsye humanitare, u ka dhënë atyre azil”, tha burimi i Kremlinit, sipas TASS.
Assad ka lidhje miqësore me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.