AA
Shkruan: Marko Kepi, aktivist i mirënjohur në SHBA
Unë jam mik i mirë i Dimal Bashës dhe kena studju bashkë n’New York.
Dimali ka kenë prej studentëve ma të mirë n’fakultet, e prej gjeneratës sonë ka kenë i vetmi që ka diplomu me Suma Cum Laude, niveli ma i naltë i notave.
Na kena kenë bashkë-themelues të Klubit Studentor Shqiptaro-Amerikan në fakultetin John Jay College, ku kena lobu e avoku për kauzat mbarë-shqiptare. Kena organizu plot ngjarje studentore, ku kena ftue politikanë amerikanë me avoku për kauzën kombtare. Dimali ka kenë gjithmonë n’ballë, përfshi edhe lidhjen tonë të ngushtë me shqiptaro-amerikanin e madh Joe DioGuardi, të cilin edhe e kem nderu me çmim për punën e madhe për kombin.
Dimali ka kenë shok i vërtetë, por edhe një djalë që ka ndihmu shumë student shqiptarë. Na e njohim kontributin e tij n’Amerikë, kur ka shërby n’zyrën e Eliot Engel, po edhe shërbimin ndaj shtetit amerikan si analist n’Gjykatën Federale.
Ndoshta edhe Dimali, si secili prej nesh, mundet me pasë kritika e habime. Por askush s’mundet me e vu në dyshim patriotizmin e Dimal Bashës, që e ka dëshmu n’Amerikë por edhe në Kosovë si deputet.
Na jemi krenarë që miku jem sot drejton Parlamentin, e njëkohësisht që Parlamenti i Kosovës ka n’krye një shqiptaro-amerikan të provuem.
New York – Gusht 2025
Çështja për ndryshimet kushtetuese mund të vendoset në tryezë në atë moment kur do të ndërtojmë besim përmes garancave të
Dita Botërore për Sigurinë në Punë këtë vit shënohet në hijen e tragjedisë së fundit në një kantier ndërtimi në
Prof.dr. Biljana Angellova, profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, është rizgjedhur rektore e Universitetit “Shën Cirili e Metodi”