Disfatë për Klivlendin, Los Anxhelos Lejkers i kthehet fitoreve
Skuadra kryesuese e Klivlendit u mund 122-113 nga Majami, por ruan kreun e renditjes si në Konferencën e Lindjes, ashtu dhe në NBA. Tajler Herro me 34 pikë ishte më i miri në fushë për Majamin.
Një ndeshje magjike për Nikola Jokiç, që realizoi 48 pikë e 14 kërcime për Denverin, në fitoren 141-111 në fushën e Atlanta-s.
Jashtë fushe fiton edhe Milluoki, që mundi 118-113 Bruklinin (Antetokounmpo 34 pikë).
Rikthehet te fitorja ekipi i Lejkersit, që mundi 107-98 Portlandin, sfidë ku Entoni Dejvis realizoi 30 pikë e 11 kërcime.
Fiton edhe Golden Stejt, 114-106 ndaj Minesota, takim ku Stefon Kerri realizoi 30 pikë.
NBA-Rezultatet
Çikago – Filadelfia, 100-108
Bruklion – Milluoki 113-118
Indiana – Sharlotte, 109-113
Atlanta – Denver, 111-141
Majami – Klivlendi, 122-113
Orlando – Feniks, 115-110
San Antonio – Nju Orlins, 121-116
Uashingtoni – Memfis, 112-140
Golden Stejt – Minesota, 114-106
LA Klipers – Hjuston, 106-117
Sakramento – Juta Xhaz, 141-97
LA Lejkers – Portland, 107-98