
Ditmir Hoxha, siguron fitoren ndaj BeH U18
Perfaqësuesja e Maqedonisë deri më 18 vjetë ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore kundër kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës. Pasi që u mund 3-1, ditë më parë, sot Maqedonia iu hakmor bashkëmoshatarëve të Bosnjë e Hercegovinës, duke festuar trumfin minimal 1-0.
Ndeshja e cila u zhvillua në qendrën stërvitore “Petar Milohevski” ishte e ashpër dhe e pasigurt deri në momentet e fundit kur Ditmir Hoxha shënoi gol dhe solli gëzim për vendasit.
Këto ndeshje ishin si një provë për futbollistët e rinj, të cilët do të zhvillojë tre ndeshje në muajin mars, në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian, kundër kombëtareve të Skocisë, Lihtenshtajnit dhe Rumanisë.