“Djajtë” e Milan sjellin në “San Siro” anësorin e talentuar
Tashmë mund të thuhet se gjithçka është zyrtare dhe “vuajtjet” e teknikut, Stefano Pioli, në departamentin e prapavijës “morën fund”, me “Djajtë” e Milan, që janë vetëm 1 firmë larg zyrtarizimit të tyre më të ri, i cili sipas drejtuesve të klubit pritet që në një të ardhme të zëvendësojë anësorin, Davide Kalabria.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin, Filipo Terraçiano, me adoleshentin e talentuar, që i bashkohet “kuqezinjve” nga skuadra e Verona, me të cilën ka zhvilluar këtë sezon plot 19 paraqitje mes kampionatit e Kupës së Italisë, ku madje ka arritur të regjistrojë edhe 1 asistim në Serie A, si dhe të shfaqë talentin e tij, në disa pozicione në fushën e blertë.
Për kartonin e tij, “Djajtë” derdhën në arkat e Hellas Verona plot 4 milionë euro, si dhe i kanë siguruar këtyre të fundit, një bonus rishitjeje, përqindja e së cilës ende nuk është bërë me dije, por pritet të mësohet në momentin kur 20-vjeçari të firmosë kontratës, detajet e së cilës do të mësohet gjithashtu në atë moment.