Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Djali i Kimi Raikonenit “piloton” një Ferrari në simulator
Sport

Djali i Kimi Raikonenit “piloton” një Ferrari në simulator

January 19, 2024

AA

Ishte viti 2018 kur Kimi Raikonen pilotoi për herë të fundit Ferrarin në Formula 1. Gjashtë vjet më vonë, një anëtar i familjes së tij është kthyer pas timonit të “kokëkuqes”, qoftë edhe virtualisht. Robin, djali i ish-kampionit të botës KImi Raikkonen, e vuri veten në provë makinën italiane, pak hapa larg nga pista e Fioranos, ku ndodhet simulatori i drejtimit.

Një test argëtues nën sytë e babait të tij Kimi, por edhe tregues i potencialit të shprehur nga fëmija, i cili do të mbushë 9 vjeç më 27 janar. Testi në simulator u shfaq në mediat sociale nga vetë Raikkonen, pilot ii fundit që ka fituar titullin kampion me Ferrari në Formula 1.

Raikkonen ka postuar një video në të cilën ndjek ecurinë e djalit të tij mes krenarisë dhe kuriozitetit, ndërsa Robin ka pilotuar me shumë natyrshmëri. Finlandez shprehu mendimet e tij.

“Ditë e shkëlqyer me Robin në Maranello. Robin e shijoi vërtet ndjesinë realiste të shpejtësisë të ofruar nga simulatori dhe sigurisht pati një stërvitje të mirë për sezonin e ardhshëm. Gjithashtu pata mundësinë të provoja simulatorin dhe më lanë shumë përshtypje saktësia dhe ndjesitë”, tha Kimi Raikkonen.

Më pas, babai dhe i biri sfiduan njëri-tjetrin në një garë me kohë. Kimi thotë me një nuancë ironie.

“Isha akoma pak më i shpejtë se Robin, por jo shumë. Djali është i shpejtë,” tha mes tjerash Kimi.

Raikkonen Jr, në fakt, hyri në botën e garave në vitin 2019 dhe iu desh shumë pak për t’u ngjitur në podium. Një dëshmi e talentit të tij të parakohshëm. Gjatë qëndrimit në Itali, Robin pati mundësinë të shihte Ferrari F2007 me të cilin babai i tij Kimi fitoi titullin 17 vjet më parë.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?

November 23, 2026
Maqedoni

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal dhe reforma

November 23, 2026
Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e Veriut

November 23, 2026
Maqedoni

Ju presin gjobat! Rojet komunale në Butel nisin “gjuetinë” ndaj

November 23, 2026
Maqedoni

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill

November 23, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5241
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15614
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

A po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari do të jetë në Click Plus në TV21 për të folur për zhvillimet

Maqedoni

Shasivari me ambasadorin slloven: Kod i ri penal

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar takim me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker, ku në fokus të

Maqedoni

Top profesionet më të paguara në Maqedoninë e

Me një pagë mesatare prej 110.801 denarësh (rreth 1.802 euro), programuesit janë bindshëm më të paguarit në Maqedoninë e Veriut,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.