Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës
Barcelona kishte njoftuar për rezultatet e llogarive të saj vjetore, duke përfshirë humbjet prej mbi 90 milionë eurosh këtë verë, një pjesë e tyre për shkak të mospagesave ndaj Barca Vision.
Gjiganti katalanuas po ashtu ka dërguar një dokument prej 90 faqes në drejtim të anëtarëve të bordit për të shpjeguar rezultatet e tyre financiare para Asamblesë së Përgjithshme të cilët janë të informuar plotësisht për ndodhitë brenda klubit.
Ky dokument po ashtu përfshin detaje nga padia që Sergio Aguero i ka bërë klubit për shkak të mospagesës së 3 milionë eurove, teksa edhe agjentët e Ousmane Dembele po ashtu kanë pretenduar se Barcelona ua ka borxh atyre 10 milionë euro nga transferimi i francezit tek PSG-ja në 2023.
The Athletic po ashtu ka shpjeguar se në llogarinë e Barcelonës është vërejtur një ‘transferim sekret’.
Blaugranasit kanë shpenzuar 1.7 milionë euro për një lojtar i cili nuk është prezantuar ende për publikun e që i cili ata mendojnë se është talenti senegalez Ibrahim Diarra.
17-vjeçari pritet që të transferohet tek Barcelona në fillim të vitit 2025, duke iu bashkuar Barca Atletic sapo të bëhet adoleshent.
Blaugranasit po ashtu kanë transferuar edhe mbrojtësin ganez David Oduro gjatë muajve të fundit nga Accra Lions ndërsa tani po synojnë edhe nënshkrimin me Mbaye Coulibalyn.