AA
Driton Nebiu, ish-drejtor i Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar dhe kuadër i Aleancës për Shqiptarët – krahu i Selës, pritet të jetë një nga kandidatët e mundshëm të koalicionit opozitar shqiptar për Komunën e Haraçinës në zgjedhjet lokale të Tetorit.
Sipas portalit Top24, Nebiu është pjesë e anketave të brendshme të koalicionit dhe renditet në mesin e emrave më të preferuar nga qytetarët.
Ai ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, si dhe studimet postdiplomike në fushën e pronësisë intelektuale, ku ka fituar titullin magjistër.
Gjatë qeverisjes së kaluar ishte drejtor i Inspektoratit të Pylltarisë dhe Gjuetisë (2017/18), dhe më pas drejtor i Agjencisë për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar (2023/24).(INA)
69.432 denarë për shportën minimale, 84.807 denarë nëse paguhet qira, ndërsa paga minimale është 26.046 denarë. Shifrat e reja hapin
Ka nisur sërish gjykimi ndaj 13 zyrtarëve policorë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, lidhur me
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur procedurë ndaj katër personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vazhduar