AA
Albina Kelmendi ka reaguar me zemërim ndaj një videoje që po qarkullon në rrjete sociale, ku shihet Egli Tako, duke kënduar këngën ikonike “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës në një klub nate, në koncertin e saj të parë dhe në një veshje që konsiderohet e papërshtatshme për përmbajtjen e këngës.
Albina ka ripostuar videon, duke shprehur zhgënjimin e saj të thellë:
“M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”
Në video, një koment ironik që shoqëron pamjet thotë:
“Adem Jashari dhe Shkurte Fejza, na falni. Na falni që një këngë kaq e madhe për ne, bastardohet duke e kënduar në brekë”.
Reagimi i Albinës hap debat mbi etikën dhe sensibilitetin që duhet treguar në interpretimin e këngëve të trashëgimisë kombëtare.
69.432 denarë për shportën minimale, 84.807 denarë nëse paguhet qira, ndërsa paga minimale është 26.046 denarë. Shifrat e reja hapin
Ka nisur sërish gjykimi ndaj 13 zyrtarëve policorë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, lidhur me
Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka nisur procedurë ndaj katër personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale të vazhduar