Dy shtetas tajvanezë gjenden të vdekur në një apartament në qendër të Shkupit
Dy shtetas të Tajvanit, një grua 50-vjeçare dhe një burrë 37-vjeçar, janë gjetur të pajetë në një apartament në zonën qendrore të Shkupit. Rasti është raportuar në SPB Shkup më 2 shtator rreth orës 13:50, pasi N.M. në apartament ka gjetur pa shenja jete nënën e saj, Ç.T.J. (50), dhe bashkëshortin e nënës së saj, Sh.L.F. (37).
Të dy ishin raportuar si të zhdukur vetëm disa orë më herët. Sipas informacioneve nga MPB-ja, N.M. kishte raportuar zhdukjen e tyre po atë ditë, në orën 00:49.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
