AA
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka deklaruar se qeverisja e re e VLEN-it po sjell projekte konkrete dhe të prekshme për qytetarët, duke theksuar investime madhore në shëndetësi dhe infrastrukturë lokale.
“Takimet koordinuese me ekipin qeveritar të VLEN-it janë të rregullta dhe thelbësore për mbarëvajtjen e punës sonë”, deklaroi Mexhiti, duke shtuar se para mbledhjes së fundit të Qeverisë zhvilloi një takim me ministrat, zëvendësministrat dhe bashkëpunëtorët politikë të koalicionit.
Ai theksoi se vendimmarrja e këtij ekipi bazohet në interesin publik, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm. “Nuk bëjmë politikë ditore, ne kemi projekte strategjike që tashmë janë në lëvizje”, tha Mexhiti.
Sipas tij, në mbledhjen e fundit të Qeverisë janë miratuar disa vendime të rëndësishme:
• “Miratuam informacionin për rekonstruktimin dhe ndërtimin e dy pavijoneve të reja në Spitalin e Tetovës, ndërtimin e spitalit të ri në Kërçovë dhe modernizimin e spitalit në Shtip. Ky është një investim prej 205 milionë euro që do të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën spitalore dhe do të mundësojë digjitalizimin e sistemit shëndetësor”, deklaroi Mexhiti.
• Ai shtoi se është miratuar edhe projekti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatrat Luboten dhe Lubanc të Komunës së Butelit, me një investim prej 110.5 milionë denarësh, duke përmirësuar ndjeshëm jetesën e banorëve në zonat rurale.
• Po ashtu, tha ai, u miratuan edhe projektligji për Medresenë dhe projektligji për Lojërat e Fatit, si pjesë e angazhimit të Qeverisë për çështje që kanë qenë të bllokuara prej vitesh.
“Koordinime si ky i sotmi janë garanci se zëri i shqiptarëve është i pranishëm dhe vendimtar në çdo nivel. Vazhdojmë me transparencë, seriozitet, vizion dhe përkushtim të plotë. Kjo është qeverisja jonë. Ky është VLEN”, deklaroi në fund Izet Mexhiti.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të VLEN-it, duke vlerësuar se ky koalicion po vepron
Nga koalicioni VLEN në një komunikatë për media kanë thënë se mesazhi i ministrit të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ndaj shqiptarëve
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë një aksioni të përforcuar në trafik në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë