AA
Albulena Haxhiu ka kritikuar ashpër Ramiz Lladrovcin për “sulmet personale dhe përdorimin e gjuhës seksiste” në adresim të kandidatit Egzona, duke theksuar se kjo është e papranueshme dhe larg debatit për ide, vizione dhe plane për Drenasin.
Haxhiu mohoi kategorikisht deklaratën që i atribuohet Egzonës, ku thuhet se ajo ishte “e gatshme të bëjë gjithçka për mu rritë e avancu”, duke e cilësuar këtë si një mashtrim dhe shpifje që synon të zhvlerësojë kundërshtaren për shkak të gjinisë së saj.
“Sulmet e tilla janë tentim për të denigruar një grua me integritet të lartë moral dhe politik, një aktiviste e jashtëzakonshme që ka qëndruar e palëkundur përballë sfidave dhe është shembull inkurajues për shumë vajza dhe gra,” shkroi Haxhiu, përcjell “Bota sot”.
Reagimi i plotë
Në vend të debatit për ide, vizione dhe plane për Drenasin, disa zgjedhin sulmin personal, të pavend dhe gjuhën seksiste. E papranueshme.
Të thuash që Egzona ka deklaruar se është e gatshme të bëj gjithçka për “mu rritë e avancu”, është mashtrim sepse asnjëherë askund nuk ka pasur një deklaratë të tillë.
Kjo përveç se shpifje, është tentim për ta zhvlerësuar një kundërshtare vetëm sepse është grua.
Egzona është një grua me integritet të lartë moral e politik, një aktiviste e jashtëzakonshme që edhe përkundër vështirësive asnjëherë nuk u dorëzua, përkundrazi u bë shembull inkurajues për shumë vajza dhe gra.
Qytetarët meritojnë më shumë se insinuata boshe. Ata meritojnë drejtësi, respekt dhe përfaqësim dinjitoz.
https://www.facebook.com/reel/1305337327661441/?v&t=0
Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të rishqyrtojë mënyrën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit
Qyteti i Shkupit pritet që së shpejti të furnizojë 100 autobusët e premtuar ekologjik. Kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski tha
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja ka premtuar se do të