E rëndë: 27-vjeçarja bëri vetëvrasje pasi iu publikua fotoja intime, arrestohet 39-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 27-vjeçare është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të katërt, pasi i kanë publikuar fotot intime në rrjetet sociale.
Një ditë më parë u raportua se e reja kishte rënë aksidentalisht, por tashmë ngjarja ka marrë një tjetër kthesë.
Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për shkak të fotos që i është publikuar në rrjetet sociale.
Në pranga për këtë ngjarje ka rënë Altin Çoku, i cili dyshohet se ia ka publikuar foton intime vajzës në rrjetet sociale.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën “Teuta” në Kamëz, kurse 27-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.