Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Liberalizimi i vizave/ Ja sa mjekë e kanë lëshuar Kosovën nga 1 janari
Kosovë

Liberalizimi i vizave/ Ja sa mjekë e kanë lëshuar Kosovën nga 1 janari

February 12, 2024

AA

Ikja e mjekëve nga vendi po vazhdon të jetë dukuri shqetësuese për Kosovën.

Njëjtë sikurse edhe vitet e kaluara, as viti 2024 nuk ka nisur mbarë në këtë aspekt.

Vetëm nga 1 janari i këtij viti e deri më tani janë 17 mjekë që e kanë lëshuar vendin.

closevolume_off
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

“Prej një janarit të këtij viti e deri më tani janë 17 kolegë që kanë marrë dokumentin obligativ që duhet ta prezentojnë para organeve ku ata do të shkojnë për të punuar. Pra, ne konsiderojmë se ata ose vetëm kanë lidh kontrata ose janë në fazën finale për nënshkrimin e kontratave dhe largimit”, është shprehur Sejdiu.

Sipas tij arsyet e ikjes së mjekëve nga Kosova për në vendet tjera të Evropës mbesin të njëjta tash e sa vite.

“E para është papunësia sepse ekziston një numër i madh i mjekëve të papunë pra mjekët e rinj të posa diplomuar, e dyta është kushtet e punës dhe edukimi specialistik po i shtynë një pjesë të specializantëve të largohen dhe e treta është çështja financiare”, ka thënë ai.

Sejdiu, ka shprehur shqetësimin e tij se mjekët që po ikin po marrin edhe familjet e tyre me vete.

Derisa ka shtuar se mosha mesatare e tyre është 30 vjeç.

“Kjo gjë është shumë e dëmshme për vendin sepse po ikin rinia dhe është pjesa më vitale e shoqërisë kur shumica prej tyre janë ose të sapomartuar ose në fazën e martesës dhe krijimit të familjes dhe ata pra po i bie që po largohen me gjithë familjen. Mosha mesatare e tyre është 30 vjeç”, ka thënë ndër të tjera Sejdiu.

Kjo ikje e mjekëve e cila kohëve të fundit është bërë trend sipas Sejdiut në sistemin shëndetësor do të ndikojë jo më larg se tri vjet.

“Në sistemin shëndetësor kjo gjendje do të ndikojë jo më larg se tri vjet”, ka shtuar ai.

Ndërsa, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka deklaruar ka ngritur alarmin për ikjen nga vendi të profesionistëve shëndetësorë.

Haxhiu ka thënë se për tri vite, mbi tre mijë profesionistë shëndetësorë kanë lëshuar vendin.

Në fjalën e tij, Haxhiu tha se nëse vazhdon ky trend, sistemi shëndetësor do të kolapsojë.

Kurse, gjatë vitit të kaluar numri i mjekëve që kanë ëlshuar Kosovën ka qenë rreth 150.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës, një hap

November 17, 2026
Maqedoni

Shkup e Kumanovë në fokus të aksionit antiterrorist: 5 të

November 17, 2026
Kosovë

Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci vendos gurthemelin

November 17, 2026
Maqedoni

Komisioni i Venecias zbarkon në Shkup, në tryezë provimi i

November 17, 2026
Maqedoni

A e dini se mbi 15 ish-funksionarë të BDI-së, ish-ministra,

November 17, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5193
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15527
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Naser Ziberi përshëndet propozim-ligjin për provimin e Jurisprudencës,

Propozim-ligji për provimin e jurisprudencës, i cili parasheh që 12 provimet teorike të zhvillohen në gjuhën shqipe, është një hap

Maqedoni

Shkup e Kumanovë në fokus të aksionit antiterrorist:

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), në koordinim me Agjencinë për Siguri Kombëtare (ASK), ka realizuar një aksion të madh

Kosovë

Zhabari bëhet me fushë të re sportive, Peci

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, bashkë me ministrin Gashani kanë vënë sot gurthemelin e fushës së re sportive në Zhabar,

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.