AA
Dy persona kanë ndërruar jetë dje në dy aksidente të ndara trafiku që kanë ndodhur në rajonin e Strumicës, njoftoi sot SPB Strumicë.
Rasti i parë është raportuar në polici rreth orës 16:35, kur në rrugën magjistrale Radovish–Strumicë, në vendin e quajtur “Sloboda”, afër kryqëzimit për fshatrat Dobrasincë dhe “Nova Mallë”, një veturë “Peugeot” me targa të Strumicës, e drejtuar nga K.V. (46) nga fshati Sushevë, është përmbysur në rrugë.
Nga plagët e marra, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, dhe mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen.
Në aksidentin e dytë, që ka ndodhur në rrugën rajonale R1402, në segmentin nga fshati Gabrovë drejt fshatit Bansko, ka humbur jetën K.D. (63) nga fshati Gradsko Baldovcë, komuna e Strumicës.
Ai, duke drejtuar një moped me targa të Strumicës, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, duke ndërruar jetë në vendngjarje.
Në të dy rastet, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimave, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi.
Hetimin në vendngjarje, në prani të prokurorit publik, e ka kryer ekipi i SPB Strumicë./TV21
Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave
Forumi i gruas i LSDM-së kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pas serisë së tragjedive të
Nëse do të ketë rritje të menjëhershme dramatike të çmimeve të naftës dhe derivateve të naftës, Qeveria do të intervenoj.