AA
Në komunën e Bërvenicës, të dhënat e Regjistrimit të Popullsisë së vitit 2021 zbulojnë një pasqyrë të qartë mbi përbërjen etnike dhe shpërndarjen e banorëve rezidentë e jorezidentë.
Eksperti i statistikave Ridvan Ismaili nënvizon se të dhënat tregojnë se shqiptarët në Bërvenicë janë dyfish më shumë se maqedonasit, si në popullsinë e përgjithshme ashtu edhe në atë rezidente”, përcjell INA.
Ja se çfarë shkruan Ridvan Ismaili:
Sipas të dhënave zyrtare, Komuna e Bërvenicës ka gjithsej 18.319 banorë. Nga ky numër, maqedonasit janë 5.930, ndërsa shqiptarët 11.812, që do të thotë se shqiptarët janë gati dyfish më shumë se maqedonasit – pra raporti është 2 me 1.
Kur flasim për banorët rezidentë, pra ata që jetojnë përherë në komunë, numri është 13.645 banorë, prej të cilëve 5.715 janë maqedonas, ndërsa 7.377 shqiptarë. Edhe këtu shqiptarët mbeten shumicë.
Sa i përket banorëve jorezidentë (mërgimtarëve), të cilët janë regjistruar por jetojnë jashtë vendit, numri arrin në 4.674 banorë, prej të cilëve 215 janë maqedonas, kurse 4.435 shqiptarë – një dëshmi e qartë e pjesëmarrjes së madhe të shqiptarëve në mërgatë.
“Këto të dhëna, siç thekson Ismaili, tregojnë jo vetëm ndryshimet demografike, por edhe ndikimin e migrimit në strukturën etnike të komunës. Shqiptarët janë shumicë bindëse në të gjitha kategoritë, ndërsa numri i tyre në diasporë mbetet dukshëm më i lartë”, theksoi Ismaili.(INA)

Ministria e Punëve të Brendshme informon se është vënë në funksion aplikacioni ueb me ndërfaqe për pajisjet mobile “Qyteti i
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov deklaroi se uji i pijshëm në Gostivar është i pastër dhe
„Politika bazohet në biseda. Unë jam nga ata politikanë që duan të bisedojnë derisa të arrihet zgjidhja. Edhe në rastin