AA
Partia e Vllehëve në Maqedoni ka shprehur mbështetjen e saj për kandidatin e pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Mendi Qyra, duke vlerësuar vizionin e tij për një Strugë të bashkuar, moderne dhe gjithëpërfshirëse.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e kësaj partie, u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së harmonisë ndërkulturore që e karakterizon qytetin e Strugës, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Në takim u theksua edhe nevoja për rivendosjen e mësimit të gjuhës vllehe në shkollat e Komunës së Strugës, si një hap i domosdoshëm për ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor të komunitetit vlleh.
Mendi Qyra theksoi se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Strugës, pa dallim etnie, feje apo bindjeje politike, duke u zotuar për një qytet ku secili qytetar ndihet i respektuar, i përfshirë dhe i vlerësuar.(INA)
Përfaqësuesi i Lëvizjes “Arbëria”, Bekim Fazliu, ka akuzuar BDI-në për qëndrimin e saj lidhur me zgjidhjen e propozuar për mbajtjen
Propozim-ligji me të cilin duhet të rregullohen struktura dhe funksionimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut do të duhet
Ushtarët profesionistë në Maqedoninë e Veriut do të mund të vazhdojnë të punojnë në ushtri edhe pas moshës 45-vjeçare, deri