AA
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira lokale të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 22 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 36 deri në 43 gradë Celsius.
Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 43 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), prej nesër dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të kushteve të motit. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do ta ndryshojë drejtimin në verior, ndërsa temperatura ditore do të fillojë të bjerë.(INA)
Pesë vende të Bashkimit Evropian kanë kërkuar nga Komisioni Evropian që të rishqyrtojë mënyrën e përfshirjes së vendeve të Ballkanit
Qyteti i Shkupit pritet që së shpejti të furnizojë 100 autobusët e premtuar ekologjik. Kryetari i Qytetit, Orce Gjorgjievski tha
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në emisionin e sotëm IMPAKT në TV Shenja ka premtuar se do të