![Edon Zhegrova në ndeshjen e Kupës së Francës – shënon het-trik dhe asiston dy herë në 45 minuta](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/01/Edon-Zhegrova-during-the-French-League-One-soccer-match-between-Lille-and-PSG-scaled-850x560.jpg)
Edon Zhegrova në ndeshjen e Kupës së Francës – shënon het-trik dhe asiston dy herë në 45 minuta
Sulmuesi anësor i Lille, Edon Zhegrova, ka shpërthyer në ndeshjen e Kupës së Francës në përballje me Golden Lion.
Zhegrovës iu nevojitën vetëm 11 minuta për të lënë shenjë në ndeshje, ku asistoi te goli i Yusuf Yazici. Ai shtoi edhe një asistim te goli i dytë në ndeshje, kësaj radhe për Jonathan David.
Pas kësaj ishte radha e golave ku brenda nëntë minutave ai kompletoi het-trikun.