AA
Pas dorëheqjes së Gzim Kadriut, i cili u largua nga pozita pas daljes së partisë së tij nga koalicioni qeverisës, Vlora Ibraimi u emërua drejtoreshë e ndërmarrjes publike “Tregu” në Komunën e Kumanovës.
Ajo si përfaqësuese e VLEN theksoi se përparësi e menjëhershme do të jetë një analizë e detajuar e gjendjes aktuale në ndërmarrje – nga struktura organizative, deri te kapacitetet njerëzore dhe nevojat urgjente të shërbimeve publike. Ajo paralajmëroi ristrukturim të brendshëm, optimizim të shpenzimeve, identifikim të burimeve alternative të financimit dhe vendosjen e një transparence më të madhe në proceset vendimmarrëse dhe financiare.
“Fokusin do ta vendosim në profesionalizëm dhe efikasitet. Për mua nuk ka rëndësi përkatësia politike, por interesi publik dhe funksionimi i qëndrueshëm i ndërmarrjes. Qytetarët presin shërbime cilësore dhe kjo do të jetë prioriteti im kryesor,” u shpreh Ibraimi.
Ajo shtoi se do të mbështetet fuqishëm në bashkëpunimin me institucionet vendore dhe se ka mbështetjen e kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, për realizimin e objektivave të përbashkëta.(INA)
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë