Ekskluzive për TV SHENJA: Elmazi paralajmëron hapjen e tenderit për urën dhe rrethrrotullimin në Saraj
Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka dhënë një deklaratë ekskluzive në emisionin “Debat në SHENJA”, ku ka shpalosur detaje të reja për një projekt të rëndësishëm infrastrukturor në këtë komunë.
Ai bëri të ditur se brenda dy deri në tre javëve pritet të hapet tenderimi për ndërtimin e një ure të re dhe një rrethrrotullimi në Saraj.
“Dhe ja një lajm ekskluziv për emisionin e juaj, jo më larg se dje ishim në një takim të përbashkët me kryetarin e qytetit të Shkupit dhe se brenda mos të them ditësh, brenda dy javëve apo tre bëhet hapja e tenderimit për urën e re dhe rrethrotullimin në Saraj. Dmth, nuk bëhet rrethrotullimi në urën ekzistuese, diku 100 150 më lartë dhe ky të jetë një lajm ekskluziv për emisionin e juaj. Dmth atij problemi të kahmotshëm të banorëve të Sarajit i vjen zgjidhja”, deklaroi Elmazi. /SHENJA/