Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Eksperti i sigurisë: Paralajmërimi gjerman është kambanë alarmi për Evropën dhe Ballkanin
Maqedoni

Eksperti i sigurisë: Paralajmërimi gjerman është kambanë alarmi për Evropën dhe Ballkanin

November 9, 2025

AA

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka reaguar pas deklaratës së gjeneral-lejtnantit gjerman Alexander Sollfrank, i cili paralajmëroi se Rusia mund ta testojë NATO-n “që nesër” me një sulm të kufizuar.

Sipas Shalës, ky paralajmërim nuk është vetëm një vlerësim ushtarak, por një sinjal serioz për ndryshimin e klimës së sigurisë në Evropë, ku rreziku po zhvendoset nga tensioni i ftohtë në prag të konfrontimit real.

Ai thekson se Ballkani mbetet një terren i ndjeshëm për ndikimin rus, përmes propagandës, destabilizimit politik dhe rrjeteve që lidhen me Beogradin. “Nëse Moska kërkon ta testojë NATO-n, ajo mund ta bëjë përmes një krize të kontrolluar në Bosnje apo në veri të Kosovës,” paralajmëron Shala.

Shkrimi i plotë:

Gjenerali gjerman paralajmëron: Rusia mund ta testojë NATO-n që nesër – një kambanë alarmi për sigurinë evropiane dhe Ballkanin.

📍Deklarata e gjeneral-lejtnantit gjerman Alexander Sollfrank ka tronditur opinionin ndërkombëtar: sipas tij, Rusia është në gjendje të ndërmarrë një sulm të kufizuar ndaj territorit të NATO-s “edhe nesër”. Ky paralajmërim nuk është thjesht një vlerësim teknik ushtarak, por një sinjal i qartë politik dhe strategjik që tregon ndryshimin e klimës së sigurisë në Evropë — nga tension i ftohtë, në prag të përballjes reale.

📍Sipas Sollfrank, Rusia e ka ruajtur pjesën më të madhe të fuqisë ajrore dhe një pjesë të konsiderueshme të kapaciteteve tokësore, pavarësisht luftës në Ukrainë. Ai paralajmëron se Moska po ndërton një strukturë ushtarake që brenda katër deri pesë viteve mund ta bëjë të aftë për një ofensivë më të gjerë ndaj NATO-s. Por ajo që e bën deklaratën edhe më të rëndësishme është theksi tek “sulmi i vogël, i shpejtë dhe rajonal” — një skenar që përkon me logjikën e luftës hibride: ❗️testim i reagimit, krijim i pasigurisë dhe ndarje politike brenda Aleancës❗️

Në thelb, ky nuk është paralajmërim për një luftë totale, por për një konfrontim të kontrolluar, një “test të nervave” të NATO-s. Pikërisht kjo e bën situatën më të rrezikshme: kur armiku zgjedh provokimin e mençur në vend të përballjes së plotë, reagimi duhet të jetë i mençur, por edhe i menjëhershëm. Çdo hezitim në një rast të tillë mund të interpretohet si dobësi — dhe dobësia, në logjikën e Kremlinit, është ftesë për përshkallëzim.

📍Ky paralajmërim ka edhe një dimension rajonal që nuk duhet nënvlerësuar. Ballkani, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, mbetet terren i ndjeshëm për ndikim rus përmes operacioneve hibride, propagandës, destabilizimit politik dhe rrjeteve të ndërmjetme të lidhura me Beogradin. Nëse Moska kërkon të testojë qëndrueshmërinë e NATO-s, ajo nuk ka pse të nisë nga Baltiku — mund ta bëjë edhe përmes një krize të kontrolluar në Bosnje, në veri të Kosovës, apo përmes tensioneve energjetike e fetare në rajon.

📍Pikërisht për këtë arsye, deklarata e gjeneralit gjerman duhet të lexohet jo vetëm në Berlin apo Bruksel, por edhe në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup. Ajo është një thirrje për gatishmëri strategjike, për forcim të inteligjencës, për ndërveprim të shpejtë me strukturat e NATO-s dhe për një vetëdije më të thellë se siguria e Ballkanit nuk është më çështje periferike, por pjesë e vijës së parë të mbrojtjes euroatlantike.

Në një kohë kur lufta në Ukrainë vazhdon, retorika e Moskës bëhet më agresive, dhe rrjetet e ndikimit të saj kërkojnë terren të ri, çdo paralajmërim nga një komandant i Bundeswehr-it nuk duhet të kalojë në heshtje. Lufta e ardhshme mund të mos fillojë me tanke në kufi — por me një dron, një provokim të vogël, një krizë të fabrikuar. Dhe për këtë, siç tha gjenerali Sollfrank, 🚩“Rusia mund të jetë gati që nesër”.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit i takon

November 26, 2026
Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV – të zgjidhen

November 26, 2026
Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias: Synimi, zgjidhje

November 26, 2026
Kosovë

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset

November 26, 2026
Maqedoni

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Shkupi pret edhe 75 milionë€ dhe heqjen

November 26, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5260
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15659
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Mickoski për provimin e jurisprudencës: Fjala e fundit

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Skender Rexhepi në Kuvend, deklaroi se Qeveria po pret mendimin e

Maqedoni

BE konfirmon të ardhmen evropiane të RMV –

Me bindjen se zgjerimi është imperativ strategjik për Bashkimin Evropian, ka përfunduar samiti BE–Ballkani Perëndimor, i cili u mbajt dje

Maqedoni

Shasivari takohet me raportuesit e Komisionit të Venecias:

Shkup, 26 nëntor 2026-Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, zhvilloi sot një takim pune me raportuesit e Komisionit të Venecias, në

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.