Ekzekutoi BIZNESMENIN SHQIPTAR në Itali, bashkëatdhetari pranon krimin: Kishim një konflikt për…
Policia italiane ka arrestuar një 50 vjeçar shqiptar, shofer kamioni, në lidhje me vrasjen e 52 vjeçarit Artan Kaja në Capannori.
Ka qenë vetë 50 vjeçari që ka shkuar në polici bashkë me avokatin e tij, duke deklaruar se ka kryer vrasjen.
Ai ka deklaruar se është ngjitur në një mur që rrethonte kompaninë, ka pritur derisa ka mbërritur 52 vjeçari dhe më pas e ka qëlluar.
Sipas raportimeve, disa javë më parë ata kishin pasur një debat të ashpër për çështjet e punës.
Artan Kaja u gjet i pajetë nga bashkëshortja e tij pasi nuk iu përgjigjej telefonatave.
Në fillim, ngjarja u raportua si aksidentale por më pas u zbulua se ai kishte një vrimë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit.