“El Clasico” vendos Superkupën, Barcelona fiton lehtësisht Osasuna-n
“Katalanasit” e Barcelona kanë arritur të triumfojnë gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, teksa në “KSU Stadium” të Rijadit, kanë mposhtur me rezultatin e pastër, 2 me 0 skuadrën e Osasunës, duke arritur kështu, finalen e madhe të këtij kompeticioni, që do të zhvillohet mbrëmjen e 14 janarit.
Dy golat erdhën në pjesën e dytë, fillimisht, nga “bomberi” polak, Robert Levandovski, në minutën e 58’-të të sfidës e më tej nga “fantazisti” spanjoll, Lamine Xhamal, në minutën e 93’-të të sfidës i mjaftuan skuadrës së teknikut Çavi, për të arritur një fitore të madhe, e cila i afron akoma dhe më shumë, me trofeun e parë të sezonit.
Falë fitores, “katalanasit” e Barelona kapin finalen e madhe të turneut, e cila pritet të jetë një përballje spekaktolare, teksa llogarin se si kundërshtarë të “blaugranave” do të jenë “Galaktikët” e Real Madridit.