Elektrizon skenën, Bebe Rexha performon në Arabinë Saudite (VIDEO)
AA
Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, vazhdon performancat e saj ndërkombëtare. Bebe Rexha performoi si artistja kryesore në festivalin prestigjioz ‘MDL Beast’ që u mbajt të enjten në Riad, Arabinë Saudite.
Festivali, i cili njihet për sjelljen e yjeve më të mëdha të muzikës në skenën e tij, këtë herë mirëpriti edhe emra të njohur si Afrojack, Wiz Khalifa, G-Eazy, Gunna dhe të tjerë. Megjithatë, ishte Bebe Rexha ajo që arriti të kapërcejë pritshmëritë e të gjithë të pranishmëve me performancën e saj të jashtëzakonshme.
Në faqen zyrtare të festivalit në Instagram, janë publikuar disa video në InstaStory ku shihet atmosfera e ndezur gjatë performancës së artistes shqiptare. Fansat e pranishëm nuk e fshehën entuziazmin dhe energjinë e tyre, ndërsa Bebe Rexha këndonte hitet e saj të njohura.
Kjo performancë në Riad vjen pas një muaji të suksesshëm për Bebe Rexhën, ku ajo debutoi në skenën e festivalit “Sunny Hill” në Kosovë, duke elektrizuar publikun dhe duke krijuar një lidhje të veçantë me bashkëkombësit e saj shqiptarë.
Privohet nga liria 30-vjeçari në Kumanovë, dyshohet për
Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare. MARKETING
ALARM NGA MEDVEGJA / Salihu: Vizita e Vuçiqit
Vizita e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në fshatrat serbe të Luginës së Preshevës nuk është thjeshtë një vizitë, por
Angellov: Në Prilep u shmang një katastrofë e
Katastrofë ishte shmangur në fshatin Bonçe të Prilepit, pasi era e fuqishme sot në mëngjes e përhapi zjarrin drejt vendbanimit