Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë
Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin pjesë nesër (e diel, 22 nëntor 2026) në promovimin e sistemit të integruar të kontrollit kufitar „One Stop Shop“ në pikën kufitare Qafë Thanë, përcjell INA.
Ceremonia zyrtare është paraparë të fillojë në orën 10:00, ndërsa pas promovimit të sistemit të ri, të dy kryeministrat pritet të mbajnë edhe një deklaratë të përbashkët për mediat.
Sistemi „One Stop Shop“ (një ndalesë e vetme) synon modernizimin e procedurave doganore dhe policore, duke zëvendësuar kontrollet e ndara dhe të përsëritura në të dyja anët e kufirit me një kontroll të koordinuar dhe të unifikuar.
Qëllimi kryesor i këtij mekanizmi është reduktimi i ndjeshëm i kohës së pritjes dhe lehtësimi i qarkullimit të lirë të udhëtarëve dhe mallrave midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Pika kufitare Qafë Thanë paraqet njërën prej nyjeve kryesore të transportit dhe shkëmbimit tregtar në rajon, si pjesë strategjike e lidhjes lindje–perëndim (Korridori VIII) dhe e rrugës kryesore drejt bregdetit shqiptar. (INA)