Elezi: Po punohet për zgjidhjen e provimit të jurisprudencës, pritet vendim brenda dy muajsh
Përfaqësuesi i VLEN-it, Afan Elezi, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se po punohet për zgjidhjen e çështjes së provimit të jurisprudencës.
“Po punohet që të zgjidhet çështja e provimit të jurispudencës, meqenëse qytetarët duhen ta kenë parasysh prej kur ekziston Maqedonia si shtet nuk është zgjidhur ky problem. BDI e ka pasur mundësinë që për 24 vite qeverisja ta zgjidhë këtë çështje, ka pasur ministria shqitparë të zgjidhin këtë çështje por nuk e ka zgjidhur. Me vet faktin që flasim për një temë të tillë, flasim që nuk është zgjedhur në të kaluarën, dhe ne normalisht i jemi qasur seriozisht kësaj çështjeje ku edhe takimi i sotëm e tregon seriozitetin. Besoj se për shumë shpejt shembull, për dy muaj deri sa të vjen tek zgjidhja konkrete”, deklaroi Elezi. /SHENJA/