Eminem do të bëhet gjysh, e zbulon lajmin në mënyrën më të bukur
AA
Reperi i famshëm, Eminem do të bëhet gjysh! Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti në videoklipin e këngës së re kushtuar vajzës së tij, Hailie Jade.
Në pamjet e këngës së titulluar “Temporary”, Eminem ka shfaqur momente me vajzën e tij ndër vite, duke përfshirë dhe martesën e saj me Evan McClintock në muajin Maj.
Mirëpo ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti i fundit në klip, ku vajza e tij i jep Eminemit një fanellë sportive ku shkruhet “Gjyshi” dhe numrin 1 të skalitur në anën e pasme teksa në duar mban ekon e bebit.
Pas publikimit të këngës, Jade konfirmoi shtatzëninë e saj në Instagram, duke ndarë një foto me bashkëshortin e saj së bashku me fjalët: “Mami dhe babi në 2025”.
Jade është vajza e vetme biologjike e Eminem, me ish-bashkëshorten e tij Kim Scott./tvklan.al
Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli, KRRE publikon çmimet e
Çmimet e karburanteve në Maqedoninë e Veriut pësojnë ndryshime. Eurosuper BS-95 do të shitet për 100,50 denarë për litër, ndërsa
Gashi: Intuita më thotë se nuk do të
Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në brifingun
Kosova me sy kah Haga, 48 orë nga
Dy ditë kanë mbetur deri te 16 shtatori, kur Gjykata Speciale do të shpall aktgjykimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve