Eminem performoi pas vdekjes së nënës, këndoi tekste fyese që ia dedikoi asaj
Eminem dha performancën e tij të parë që kur nëna e tij Debbie Nelson vdiq një javë më parë në moshën 69-vjeçare, pas një beteje me kancerin në mushkëri.
Reperi 52-vjeçar u ngjit në skenë për garën e Formula 1 në Abu Dhabi dhe gjatë performancës këndoi këngën “Pa mua”, ku detajon marrëdhënien e komplikuar me nënën e tij, transmeton Indeksonline.
Kjo këngë ka një linjë fyese që lexon “Fuck you, Debbie”, të cilën Eminem nuk e këndoi këtë herë, por përkundrazi u këndua nga njerëzit në audiencë gjatë performancës, transmeton Daily Mail.
Marrëdhënia e tij me të ëmën ishte e vështirë dhe plot dramë dhe kjo nuk është e vetmja këngë në të cilën ai shfaq inatin ndaj saj. Hiti i parë i suksesshëm i Eminem, My Name Is, në 1999, përmban gjithashtu tekste që sulmojnë nënën e tij. Më pas ai e akuzoi atë për neglizhencë dhe abuzim./Indeksonline
ISHP apelon për kujdes: Temperaturat do të kalojnë
Instituti i Shëndetit Publik u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për mbrojtje nga temperaturat e larta, pasi sipas parashikimeve
Pas përplasjes për Abdixhikun, në LDK ia kujtojnë
Duke hapur që raporti në mes të kryetarit të Prishtinës, përparim Rama dhe kreut të LDK’së, Lumir Abdixhiku nuk është
BE reagon pasi Qeveria Kurti nuk ia përfilli
Institucionet e Kosovës kanë vazhduar me prishjen e objekteve në zonën e Ujmanit në Veri të vendit, pavarësisht thirrjes së