Mareska ul euforinë te Çellsi: Tre skuadra janë ende më lart se ne
Çellsi po shkëlqen me trajnerin Enzo Mareska, që fitoi 4-3 në fushën e Totenhamit në derbin londinez. Tashmë skuadra e “blues” është e vetme në vendin e dytë, 4 pikë pas Liverpullit, që nuk luajti këtë fundjavë.
“Kjo fitore është për tifozët. Unë thashë këtë javë se ne po punonim për t’i bërë ata të lumtur dhe tani ata mund të jenë të lumtur”, u shpreh trajneri italian, që qëndron me këmbë në tokë për sa i parket objektivave madhorë.
Arsenal, Man Siti dhe Liverpulli janë ende më lart se ne. Çellsi nuk është ende gati, jemi larg këtyre skuadrave, por fokusohemi ditë pas dite dhe përpiqemi të përmirësohemi si ekip”, tha Mareska.
Sërish protagonist ishte Koll Palmer, autor i dy golave me penallti.
“Unë e njoh Koll Palmerin për një kohë të gjatë dhe gjithmonë i besoj atij, në çdo aspekt. Ai është një person fantastik. Ai ende po mëson të luajë, po përmirësohet dhe po shënon gola”