
Enis Mustafa e demanton Muhamet Elmazin, jam dhe mbetem bashkë me Blerant Ramadanin
Nepermjet faqes se tij ne facebook Enis Mustafa nga vendbanimi Sfillare e demanton keq Muhamet Elmazin kandidatin e VLEN per Saraj.
“Mbrëmë, një moment i shkëputur nga konteksti u keqpërdor për qëllime të ulëta. Dua ta them hapur: unë nuk luaj me veten time, as me bindjet e mia.

Jam dhe do të mbetem me Blerant Ramadanin dhe Aleancën Kombëtare për Integrim me ekipin që përfaqëson dinjitet, besë dhe punë për shqiptarët.
Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin dhe përkrahjen!
Me 19 tetor, të dalim masovikisht dhe të votojmë numrin 4️⃣ për dinjitet, për bashkim dhe për fitore të madhe!