Në ditëlindjen e 29-të, Dua Lipa merr urim të veçantë nga Veliaj: Gëzuar për yllin tonë
AA
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, feston ditën e sotme (e enjte) ditëlindjen.
E lindur më 22 gusht të vitit 1995 në Londër, ylli i famshëm ka mbushur plot 29 vite jetë.
Artistja me origjinë nga Kosova me këtë rast ka marrë urime të shumta në rrjete sociale nga familjarë e miq.
Një i tillë nuk mungoi as nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi një imazh të përbashkët të realizuar kur Dua ishte në Shqipëri.
“Le ta urojmë të gjithë bashkë yllin tonë: Gëzuar ditëlindjen gocë”, kanë qenë fjalët e Veliajt.
Kur ajo ishte për vizitë para tri vitesh iu dhurua një targë shqiptare nën emrin “DUA 100 Tr’ e shoqëruar bashkë me flamurin kombëtar.
Lipa nga ana tjetër i dhuroi Veliajt albumin e saj “Future Nostalgia” me autograf.
Dua është shumë e lidhur me Shqipërinë e Kosovën, ku edhe e shpreh vazhdimisht se është krenare për origjinën e saj.


Aksion i madh policor në Shkup, Tetovë dhe
Një aksion i gjerë policor është duke u zhvilluar në zonën e Shkupit (Çair), Tetovës dhe Gjevgjelisë, i cili ka
Dimitrievski i përgjigjet LSDM-së: “Kujdes mos ju shfaqet
Kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, tha se partia e tij nuk ka afera dhe se veprimtaria e saj bazohet në
Kurti përkujton vëllezërit Bytyqi në New York: Kalimi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në New York në kujtim të vëllezërve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi,