AA
Komuna e Likovës është përzgjedhur si pjesë e iniciativës evropiane WiFi4WB – Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor, e cila do të sjellë internet falas në hapësira publike për banorët dhe vizitorët e kësaj komune.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Erkan Arifi, i cili njëkohësisht është edhe kandidat për një mandat të ri në krye të komunës. Sipas tij, në kuadër të projektit, do të vendosen tre pika Wi-Fi falas në zona të frekuentuara publike, duke siguruar qasje të lirë dhe cilësore në internet për të gjithë qytetarët.
“Kjo është një arritje e rëndësishme për komunën tonë. Digjitalizimi është prioritet i yni dhe ky projekt është një hap konkret drejt lidhjes më të mirë të qytetarëve tanë me botën digjitale,” deklaroi Arifi.
Iniciativa WiFi4WB është pjesë e projektit më të gjerë EU4Digital Action, i mbështetur nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e Gjermanisë 🇩🇪 (BMZ), ndërsa zbatohet nga GIZ, agjencia gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar.
Synimi i projektit është të rrisë qasjen në internet në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në zonat me zhvillim më të ulët digjital, duke kontribuar kështu në barazi digjitale dhe përfshirje më të madhe sociale dhe ekonomike.(INA)
Stefan Bogoev do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e tij
Pas vendimit të Gjykata e Apelit në Shkup që konfirmoi dënimin e tij me një vit burg për ndërtim pa
Islanda është shpallur sërish vendi më i sigurt dhe më paqësor në botë, duke mbajtur këtë pozicion për të 19-in